26 Tetor, 2018 - 12:02 am
Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër “Vulë”, me regji dhe skenar nga Valmir Tertini, shkruan KultPlus.
Ky skenar është shpërblyer si më i miri në Itali në vitin 2017. Filmi tani është në fazën e tretë në atë të postproduksionit ndërsa premiera do të jetë në mars të vitit 2019.
Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit. Aktorë të tjerë, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.
Filmi flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe realizuar nga Kinostudio DarDan. Pas Tiranës xhirime pati dhe ne Prishtinë./ KultPlus.com