Werner Hercog merr ‘Luanin e artë’ të Karrierës

9 Prill, 2025 - 9:56 pm

Regjisori i njohur gjerman, Werner Hercog është vlerësuar me ”Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Vendimi u mor nga Bordi i Drejtorëve të Bienales, që miratoi propozimin e drejtorit artistik, Barbera.

“Jam thellësisht i nderuar”, deklaroi Herzog.

“Gjithmonë jam përpjekur të jem një ‘ushtar’ i mirë i kinemasë dhe kjo më duket si një medalje për punën time. Faleminderit. Megjithatë, ende nuk kam dalë në pension”, theksoi ai.

“Unë punoj si gjithmonë. Disa javë më parë përfundova një dokumentar në Afrikë, ‘Elefantët fantazmë’ dhe, për momentin, jam duke xhiruar filmin tim të ardhshëm artistik
‘Bucking Fastard’, në Irlandë”, tha ai.

”Unë jam duke bërë një film të animuar bazuar në romanin tim ‘The Twilight World’ dhe do të shpreh edhe një personazh në filmin e ardhshëm të animuar të Bong Joon-ho. Nuk kam mbaruar ende”, përfundoi ai.

Për drejtorin artistik Barbera, “një regjisor i palodhur, Werner Herzog udhëton pandërprerë në planetin Tokë duke ndjekur imazhe të paparë më parë, duke testuar aftësinë tonë për të parë, duke na sfiduar të kuptojmë atë që qëndron përtej pamjes së realitetit, duke hetuar kufijtë e përfaqësimit filmik në një kërkim të pashtershëm për një të vërtetë superiore, eksperience ekstatike dhe ndjesore të re”./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme