12 Mars, 2022 - 5:30 pm
Will Smith është nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard” në “Bafta”– dhe së shpejti mund të rikthehet me një film të ri këtë herë biografik.
Aktori është në qendër të një lufte ofertash për të drejtat për ta kthyer historinë e jetës së tij në një film, pas publikimit të librit të kujtimeve të Will vitin e kaluar.
Disa shërbime transmetimi po luftojnë për të siguruar miratimin për të bërë filmin dhe ai po kërkon një shumë tetë shifrore për të drejtat.
“Disa kishin frikë se ndershmëria brutale e Will në librin e tij mund të dëmtonte reputacionin e tij. Por është bërë e kundërta dhe e ndihmoi atë të lidhej me audiencën e tij si kurrë më parë. Kur nënshkroi marrëveshjen e librit, ai e bëri këtë duke pasur parasysh një biografi shoqëruese”, tha një burim shkruan The Sun.
“Tani të gjitha shërbimet e transmetimit po kërkojnë të marrin të drejtat. Lufta e ofertave do të thotë se ai mund të përfitoj një shumë të madhe parash, kështu që ai po peshon opsionet e tij për të gjetur se cili do ta trajtojë historinë e tij të jetës me më shumë kujdes. Libri ishte me të vërtetë i suksesshëm sepse tregoi historinë e tij frymëzuese, por nganjëherë vërtet sfiduese”, shtoi ky burim.
“Duke pasur parasysh se do të jetë kaq personale, është një gjë e ndjeshme për Will. Ai dëshiron të sigurohet se është bërë në mënyrën e duhur dhe nuk është diçka që nxitohet, pavarësisht nga parave”, përfundoi burimi.
Libri i tij, i cili doli në nëntor, shënoi ngritjen e tij nga një fëmijë në perëndim të Philadelphia në një reper në krye të toplistave dhe një aktor i aftë i cili theu rekorde në arkën filmike.
Ai gjithashtu trajton trazirat e tij personale, duke përfshirë çështjet me gruan e tij Jada Pinkett Smith dhe fëmijët e tij.
Will nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme (13 mars) në Royal Albert Hall të Londrës.
Ai është duke xhiruar serinë e dytë të shfaqjes së tij “Disney+ Welcome To Earth”, në Guatemalë.
Pavarësisht një karriere aktrimi që përfshin më shumë se 30 vjet, ky është nominimi i tij i parë për “Bafta”./ KultPlus.com