10 Prill, 2023 - 12:48 pm
Regjisorja e njohur e filmave për fëmijë, Xhenfise Keko “ka pushtuar” kinematë spanjolle 16 vite pas vdekjes.
Mes emrave të shquar si Jean Vigo, François Truffaut apo Abbas Kiarostami, ndodhet edhe shqiptarja me filmat e saj.
Spanjollët e konsiderojnë se një autore të jashtëzakonshme të njëmbëdhjetë filmave artistikë të realizuar nga viti 1972 deri në 1984 në Shqipëri, ku të gjithë trajtojnë sfidat, zhgënjimet dhe aspiratat e fëmijërisë. Me një ndjeshmëri të pazakontë, Keko portretizon botën dhe vizionin e fëmijës, duke vendosur dëshirat dhe psikologjinë në qendër. E gjithë kjo nënkupton të kuptuarit e fëmijërisë jo si një fazë tranzicioni drejt një moshe tjetër, por si një periudhë më vete, duke respektuar autonominë e djemve dhe vajzave të përcaktuara nga filozofi i pedagogjisë René Schérer.
Sakaq, kinemaja në Spanjë ofron për shikuesit katër nga filmat e saj më të famshëm: “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”./abcnews.al / KultPlus.com