25 Korrik, 2017 - 8:03 am
Në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit të Sarajevës, që do të mbahet prej 11 deri më 18 gusht, çmimi i nderit “Zemra e Sarajevës”, do ti ndahet regjisorit të famshëm amerikan Oliver Stone, shkruan KultPlus.
I shpërblyer disa herë me çmimin Oscar, Stone do ti ndahet çmimi për kontributin e tij të shquar në botën e artit dhe të filmit, pasi që ai njihet për xhirimin e 20 filmave të metrazhit të gjatë dhe atyre dokumentarë. Një nga Oscarët ka marë për filmin e tij të famshëm “Born on the Fourth of July”, ku ka luajtur aktori i famshëm Tom Cruise, kurse së fundi ai ka realizuar edhe një seri të intervistave me presidentin rus, Vladimir Putin./KultPlus.com