Zendaya i bashkohet kastit të ‘Shrek 5’, zbulohet roli i aktores

1 Mars, 2025 - 10:22 pm

Zendaya i bashkohet kastit të Shrek 5.

Shrek 5 është një nga filmat e animuar të shumëpritur. Ylli i Hollivudit Zendaya i është bashkuar kastit të Shrek 5 . Ajo i është bashkuar grupit të zërit të filmit të ardhshëm si Felicia, një nga trenjakët e Shrekut dhe Fionës.

Universal Pictures bëri njoftimin e aktorëve të Shrek 5 të enjten, teksa ndau teaser-in e parë.

Kanë kaluar 15 vjet që nga shfaqja e filmit të fundit të Shrek-ut në vitin 2010. Që atëherë, fansat kanë pritur me padurim pjesën e pestë.

Në pjesën e pestë të Shrek , Mike Myers, Cameron Diaz dhe Eddie Murphy do të ripërsërisin rolet e tyre përkatëse si Shrek, Gomari dhe Princesha Fiona.

Walt Dohrn, Conrad Vernon dhe Brad Ableson kanë drejtuar filmin, ndërsa Gina Shay dhe Chris Meledandri janë producentët.

Shrek 5 është gati të dalë në kinematë në Shtetet e Bashkuara rreth Krishtlindjeve, më 23 dhjetor 2026.

Të ngjajshme