19 Janar, 2022 - 12:15 pm
Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit do të shfaqet sonte në Qendrën e Kulturës, “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi të faqes zyrtare në Facebook, “Zgjoi” do të shfaqet me fillim nga ora 19:00.
“Për të gjithë ata që nuk kanë arrit me e pa filmin Zgjoi i cili po zhurmon anë e kënd botës duke shtjelluar një ngjarje të vertetë të Kosovës, ju njoftojmë që ky film do të shfaqet me 19 Janar në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 19:00”, bëhet e ditur në njoftim.
Gjithashtu, “Zgjoi” do të shfaqet edhe në do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe 6 të tjera në Zelandë të Re.
“Filmit i është konfirmuar se do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe 6 të tjera në Zelandë të Re. Kjo, pos tjerash, është një mundësi që shqiptarët që jetojnë në këto vende të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Fahrije Hotin nën interpretimin e aktores Yllka Gashi”, thuhet në njoftim.
“Zgjoi” është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ndërkaq është propozim i Kosovës për “Oscars 2022”./ KultPlus.com