6 Prill, 2022 - 4:30 pm
Është publikuar lista e kinemave në Zvicër, ku do të shfaqet filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit.
Në disa prej kinemave shfaqja fillon sot, ndërsa në disa të tjera më vonë gjatë muajit prill.
“Faleminderit të gjithëve për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!!! Sallat ishin plot mbrëmë nga komuniteti shqiptar e zviceran në Neuchâtel dhe La Chaux-de-Fonds. Prezente ishte edhe regjisorja Blerta Basholli. Faleminderit shumë, kënaqësi e nder të kemi mbështetjen tuaj!”, thuhet në shkrimin e faqes së filmit “Zgjoi” në Facebook.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se edhe sonte në Gjenevë dhe nesër në Lausanne do të jetë prezente regjisorja Blerta Basholli për diskutim me publikun në fund të filmit.
“Zgjoi” tregon një histori të fuqishme të vendosmërisë, elasticitetit dhe triumfit të një gruaje në rrethana të vështira. Është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresën e zbehur dhe pikëllimin në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë./ KultPlus.com