23 Maj, 2020 - 9:30 pm
Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo ka bërë një postim të ndjerë e prekës lidhur me shembjen Tetarit Kombëtar. Ajo ka shkuar duke e parë nga afër duke bërë dhe një shkrepje. Foton e ka postuar në rrjete sociale dhe krahas shkruan:
“Ti me deshe ashtu siç di te doje arti! Tek ti dhashë dhe mora fryme, dhimbje, kënge, lot , kërcim, lodrova si fëmije, dashurova, ëndërrova, jetova! Me rrite, me mbajte, me përkunde kur me dhimbtë zemra, ti ishe kopshti ku jeta ishte vërtete e bukur! Ne rrënojat e tua ti mban dashurinë e madhe dhe dhimbjen time te thelle, mban drithërimat e përkushtimit dhe nderimit tim!
Edhe pse te lanë zhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!
Mirenjohja ime për ty nuk ka kufi!” /KultPlus.com