Arba Kokalari u paragjykua që nuk flet shqip, ja intervista e saj e dhënë në gjuhën kombëtare

29 Maj, 2019 - 6:27 pm

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare e e zgjedhur para disa ditësh në Parlamentin Evropian që përfaqëson Suedinë.

Së fundmi u fol dhe u shkrua jashtëzakonisht shumë për suksesin e një vajze të re e cila që në vegjeli kishte ikur së bashku me familjën nga Shqipëria në shtetet skandinave ku edhe u zgjodh deputete, një sukses i veçuar për një vajzë shqiptare atje, shkruan KultPlus.

Mirëpo, përveç komenteve të shumta pozitive, duke i uruar suksese dhe duke e falënderuar për krenarinë që na e dha ne si komb shqiptar, nuk munguan as komentet negative dhe paragjykimet e shumta se ‘Arba nuk di të flasë gjuhën shqipe’.

Por, sipas një interviste të realizuar nga televizioni i vetëm shqiptar në shtetet skandinave RTV Albse, Arba Kokalari na e bën të qartë se ajo e flet shumë mirë gjuhën shqipe madje e gjithë intervista është e realizuar në gjuhën kombëtare./KultPlus.com

Të ngjajshme