Baresha në Reç të Malësisë së Madhe, mirëpret turistë nga e gjithë bota

24 Tetor, 2023 - 7:03 pm

Në Reç të Malësisë së Madhe ndodhet agroturizmi Baresha, një oaz qetësie për turistët vendas, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky agroturizëm, duke ftuar qytetarët ta vizitojnë atë.

“Baresha, një hapësirë unike e traditës që mirëpret turistë nga e gjithë bota në Reç të Malësisë së Madhe”, shkruan Rama.

Baresha ndodhet rreth 45 minuta larg nga Shkodra. Aty shërbehet e përgatiten gatime tradicionale të zonës, por dhe të sofrës shqiptare. Të gjithë prodhimet i marrin nga banorë të zonës përreth. Përveç qytetarëve shqiptarë Baresha është kthyer në të preferuarën edhe për turistët e huaj që vizitojnë veriun e vendit.

Potenciali turistik i zonave rurale krijon mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për turistët vendas e të huaj, në çdo stinë të vitit.

Agroturizmi është kthyer në një motor zhvillimi ekonomik për zona shumë të thella bujqësore dhe blegtorale dhe politikat nxitëse dhe incentivuese janë të orientuara sipas kërkesës dhe nevojës së sipërmarrësve ruralë. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme