Brenda Shtëpisë së Bardhë në kohën e familjes Obama (FOTO)

10 Shtator, 2020 - 7:28 pm

Projektuesi i brendshëm Michael S. Smith që punoi për Obamën gjatë qëndrimit të familjes në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar një libër që na çon brenda Shtëpisë së Bardhë Obama dhe ofron një pamje intime gjatë kohës së Barack si President i SHBA.

Për më tepër, projektuesi shkroi për procesin e ri-dekorimit të Shtëpisë së Bardhë, për qëndrimin tetë-vjeçar të familjes dhe u tregoi lexuesve se kush e kishte fjalën e fundit kur bëhej fjalë për dekorimet e shtëpive në familjen Obama.

Emri i librit është “Designing History: The Extraordinary Art & Style of the Obama White House” dhe përmban 372 foto me ngjyra dhe ilustrime të Shtëpisë së Bardhë gjatë qëndrimit të Obamës.

Ne mund të shohim se si familja Obama zbukuruan Shtëpinë e Bardhë dhe e bënë atë shtëpinë e tyre për tetë vitet që kaluan atje dhe njoftimi për shtyp vëren se libri tregon se si shtëpia reflektonte ‘shpirtin rinor të familjes dhe vizionin e tyre për një shoqëri më progresive dhe përfshirëse amerikane’, shkruan Fempositive, transmeton KultPlus.

Vëllimi i Smith konsiderohet si një dokument historik dhe një kënaqësi për të gjithë ata që duan të njohin stilin e jetës së Obamës dhe vetë Shtëpinë e Bardhë.

Presidentëve të rinj zakonisht u ndahen 100 mijë dollarë në para të taksapaguesve për të dekoruar, por familja Obama refuzuan fondet dhe financuan vet ridekorimet e tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme