8 Maj, 2020 - 11:01 pm
Nënshkruesi i Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë, përfaqësues i vetëm i Fier – Mallakastër, Hajredin Bej Cakrani, ushtarak studiuar në Stamboll, në vitet e fundit të jetës, (foto e nxjerrë nga arkivat italiane se fundmi), së bashku me familjen në sarajet e tij në Petoshaj (Libofshë).
Lart fëmijët: Hajdar Cakrani (student ushtarak i marines,në Livorno) dhe më pas në Grac të Austrisë, Suhate Cakrani, (studente arti në Firenze), Hysen Cakrani, (student fleurculture Lion), Vasfi Cakrani, (student për diplomaci, Sorbonne, Paris)
Poshtë prindërit; Iftizar (Zare) Cakrani dhe vetë Hajredin Bej Cakrani
Hajdar Cakrani: Lindi në vitin 1910, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj qytetëse, kreu në Grac të Austrisë shkollën e lartë ushtarake. Me fillimin e luftës kundër italianëve, ngriti çetën e parë nacionaliste në Myzeqe dhe u përfshi në shumë beteja. Me mbarimin e luftës u arrestua si kundërshtar dhe, pas një gjyqi special, u ekzekutua në Fier, më 1945. Për këtë arsye, më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pa-surisë së tij, të tundshme e të patundshme. /KultPlus.com