8 Shkurt, 2018 - 1:00 pm
Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite.
Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptan. Princi Vid ishte princ i Shqipërisë për 6 mua, që nga viti 1914 deri më 3 shtator të vitit 1914
KultPlus, sot ju sjellë një fotografi pikërisht nga ky vit i ardhjes së Princit Vid në Durrës, ndërsa Isa Boletini me plisin në kokë e me hijen e një patrioti ndan një përshëndetje me princin, në qytetin e Durrësit./ KultPlus.com