8 Qershor, 2019 - 3:28 pm
Më 14 qershor 2019, 13:00-15:00 ora në lokalin Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë do të ketë një organizim me temën – Lufta e Kosovës nga perspektiva e gazetarit britanez, Vaughn Smith.
Në bashkëbisedimimin premierë FrontlineClub Talk in Prishtina do të merr pjesë gazetari i mirënjohur britanik Vaughn Smith, një ndër figurat më emblematike dhe më të guximshme të medias ndërkombëtare, i cili pasqyroi në një formë origjinale luftën e Kosovës në vitin 1999, sidomos me krijimin e dokumentarit ‘Lugina’.
Vaughan Smith është njëkohësisht edhe themelues i Frontline Club. Ky institut me bazë në Londër, promovon gazetarinë e pavarur dhe mëton të bëjë publikun të kuptojë më mirë lajmin ndërkombëtar.
Duke e ditur rëndësinë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ky bashkëbisedim synon të vendosë në spikamë rolin e gazetarëve të guximshëm, të cilët me sakrificën e tyre e shpalosën të vërtetën te komuniteti ndërkombëtar për krimet që ngjanë ndaj popullatës civile në Kosovë nga ana e regjimit të Serbisë./KultPlus.com