Magjia e dëborës në Shelegur të Leskovikut

16 Dhjetor, 2023 - 2:00 pm

Rezervati natyror i Gërmenj-Shelegurit është një vend turistik, i cili ndodhet në rrethin e Kolonjës drejt rrugës për në Leskovik, i rrethuar me male dhe me një natyrë tepër piktoreske.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa foto nga magjia e dëborës në Shelegur, një destinacion mjaft tërheqës edhe për vizitorët.

Për të shkuar drejt këtij vendi turistik duhet të ndiqet rruga kombëtare Korçë-Ersekë-Leskovik.

Zona ofron pamje mbresëlënëse me liqenin e Shelegurit, një panoramë e mrekullueshme që ndërthuret me kreshtat e vargmaleve të Nemërçkës.

Atraksione të tjera turistike janë edhe rrënojat ilire dhe ujëvara e Leskovikut. Turistët e zgjedhin këtë destinacion edhe për të eksploruar larg zhurmë dhe mes ajrit të pastër e natyrës së mrekullueshme, apo për të shijuar ushqimin e tradicional. / KultPlus.com

Të ngjajshme