16 Maj, 2020 - 9:10 pm
Fotografia më e njohur për vitet e Krizës së Madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara është ajo bardhë e zi e një punëtoreje të bujqësisë e rrethuar nga fëmijët e saj, përcjell KultPlus.
Fotografia me titull “Nëna migrante” është marrë nga fotoreporterja Dorothea Lange në vitin 1936.
Lange është e famshme për fotografitë që pasqyruan një periudhë të vështirë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm si një fenomen ekonomik, por edhe si një tragjedi njerëzore.
Gruaja në fotografi është 32 vjeçarja Florence Owens Thomson, e rrethuar nga vajzat e saj Katherine dhe Ruby teksa kokat e tyre prehen në shpatullat e së ëmës, ndërkohë që mban foshnjën Norma në krahë.
Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë / KultPlus.com