24 Qershor, 2019 - 8:30 pm
Ish-ushtari amerikan, David Bellavia i cili kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak ka arritur në Uashington, ku nesër do të nderohet me ‘Medaljen e Nderit’.
Ceremonia e dhënies së medaljes do të mbahet në ‘Shtëpinë e Bardhë’.
Bellavia udhëtimin e tij ushtarak e kishte filluar në Kosovë, pastaj kishe shkuar në Irani ku kishte bërë një akt heroi duke shpëtuar skuadrën e tij, transmeton Indeksonline.
Në vitin 2005 ai ishte larguar nga ushtria dhe kishte kandiduar dy herë për një vend në Kongres dhe kishte pasur një emision në një radio.