4 Shtator, 2020 - 7:13 pm
Një fotografi e rrallë ku shihet një shqiptar me plis në kokë, pranë Kryeministrit të Izraelit, David Ben Gurion, transmeton KultPlus.
Shqiptari me plis të bardhë besohet të jetë nga Plava, dhe ka migruar në Izrael, gjatë kohës së nazizmit. Kjo foto dëshmon miqësinë mes dy popujve më të vjetër shqiptarëve dhe hebrenjve.
Gjatë viteve 1941-1942 dhe 1943 në Shqipëri me rrugë e forma të ndryshme erdhën mbi 1000 hebrenj edhe nga Austria, Hungaria, Bullgaria, Jugosllavia, Greqia etj. dhe u strehuan në Berat, Kavajë, Krujë, Durrës, Tiranë, Burrel, etj.
Populli shqiptar duke parë se po ndiqeshin e masakroheshin njerëz të pafajshëm, u zgjati dorën e miqësisë, u hapi dyert e shtëpive, u hapi zemrat, u dha besën e shqiptarit, i strehoj dhe i mbrojti nga çdo rrezik që iu kanos / KultPlus.com