18 Maj, 2019 - 9:30 am
Për 600 vjet i fshehur, është zbuluar më në fund mesazhi tekstit më të lashtë dhe më misterioz në botë.
Dorëshkrimi i Voynich mendohej se përmbante kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë, por në tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar aty 600 vite më parë është zbuluar.
Ka qenë eksperti i gjuhësisë në universitetin e Bristol ai që ka deshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit. Doktor Gerard Cheshire shpjegoi se ai ishte shkruar në një gjuhë të vdekur, proto-romance, ndërsa zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi përdorimin mjekësor të bimëve, banjove terapeutike, leximet astrologjike në lidhje me seksin, çështjet e mendjes femërore dhe prindërimin.
Dokumenti ishte shkruar në përputhje me besimet fetare katolike dhe romake të kohës dhe ka qenë e karbonizuar në rreth mes të shekullit të 15-të.
Dr Cheshire zbuloi se ishte hartuar nga murgeshat Dominikane si një burim referimi për Marian e Kastiljes, Mbretëresha e Aragonit, e cila është halla e madhe e Katerinës së Aragonit.
Aty tregohet gjithashtu edhe historia e një misioni shpëtimi, udhëhequr nga Mbretëresha e Aragonit, për të shpëtuar viktimat e një shpërthimi vullkanik në Detin Tirren në 1444 në brigjet perëndimore të Italisë./KultPlus.com