27 Shkurt, 2025 - 10:00 am
Më 27 shkurt të vitit 1954, Këshilli i Ministrave miratoi planin për rregullimin e Tiranës.
Në dokumentin e vendimit kërkohej që gjatë zbatimit të projektit të sigurohej ruajtja e bërthamës së kryeqytetit, të arterieve kryesore dhe të veçorive të tij dalluese. Po ashtu, duhej çimentuar ndryshimi midis periferisë dhe qendrës dhe të gjendej zgjidhja më e mirë e qarkullimit të mjeteve të transportit.
Për realizimin e projektit, Instituti i Shkencave ngarkohej me studimin e historikut të Tiranës që prej themelimit, me hartimin e listës së monumenteve historike që duhet të ruheshin dhe me përgatitjen e të dhënave mbi klimën, drejtimin e erës, lagështirën, nivelin e ujërave të nëntokës etj.
Ndërsa, Ministria e Financave duhet të siguronte fondet e nevojshme për financimin e projektit dhe të studimeve të nevojshme. / KultPlus.com