28 Nëntor, 2019 - 9:05 pm
Pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe lëkundjet e ditë së sotme kanë rritur shqetësimin e banorëve të Durrësit. Në banesat që janë prekur nga tërmeti qytetarët kanë nisur të largohen, nga frika e dëmeve të mëtejshme.
Fotoja është dërguar në redaksinë e “Koha Jonë” nga qytetarë të Durrësit, të cilët po largohen nga qyteti në zona më të sigurta. Një pjesë kanë zgjedhur të shkojnë te familjarët në qytete të tjera. Gazetarët në Durrës raportojnë se në lagjet e prekura ka një qetësi apsolute nga mungesa e njerëzve. /KultPlus.com