22 Shkurt, 2018 - 11:50 am
Në këtë fotografi mund të shihni nga e majta : Xhevat Nallbani , Hajdar Hajdari , Hivzi Vokshi -Picaku , Mahir Vokshi , Jahja Sapunxhiu, shkruan KultPlus.
Ndejat me rend ose “Rendet” ishin mënyrë tradicionale e argëtimit të qytetarëve të Pejës kryesisht e organizuar nga zanatlinjtë, esnafi i Pejës dhe pothuajse rregullisht, të shtunave në mbrëmje.
“Se është traditë relativisht e vjetër e di edhe nga babai im i cili thoshte se gjyshi im Ethemi ka qenë në rend me Bedri Pejanin, sigurisht në fillim të shek. XX…”, ka shkruar Luan Sapunxhiu i cili edhe e ka ndarë këtë fotografi.
Tutje Sapunxhiu ka sqaruar se “Rendet” janë përcaktuar me disa rregulla, marrëveshje ku është përcaktuat menyja e cila më së shpeshti ka qenë pasuli me mish. Ka pas raste kur rendet kanë qenë edhe me alkool dhe meze mirëpo sidomos para vitit ’66 i kanë hezituar kësaj menyje (me alkool…) për shkak të situatës politike (koha e Rankovićit) dhe gjithmonë ka pas dyshime se dikush mund të infiltrohet. Përveç këndimit gjatë pauzave është biseduar për punë, familje e më së shpeshti për sport…/KultPlus.com