29 Mars, 2020 - 10:29 am
Në këto ditë të vështira për të gjithë, policët por edhe ushtarët janë në krye të detyrës duke monitoruar në terren zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
E ndërsa policëve iu duhet të përballen ndonjëherë edhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka zgjedhur t’i përgëzojë ata për punën e tyre.
E maskuar, ajo është afruar me një lule në dorë për t’ja dhuruar një polici në shërbim.
Foton e ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu i falenderon ata për punën e tyre. / KultPlus.com