17 Qershor, 2018 - 11:10 am
Më 17 qershor 1984, në fshatin Brar të Tiranës, u zbulua një varr i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit.
Në të janë skalitur 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjesëtareve të familjes të sundimtarit arbëror.
Mbi të ndodhet edhe mbishkrimi: “Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd Mihal Zeguri, me bashkëshorten dhe nipërit”.
Siç dihet Principata e Arbërit u formua në vitin 1190 dhe ishte i pari shtet feudal shqiptar që është dokumentuar dhe ekzistoi deri nga fundi i shekullit XIII./ KultPlus.com