4 Maj, 2019 - 3:59 pm
Steve Jobs, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në botë shpalosi disa tregime të jetës së tij në Universitetin e Stanford disa vite më parë e një ndër to, ajo për vdekjen, ku la disa këshilla se si të vazhdojmë përpara me të gjitha forcat, edhe nëse e gjithë bota ju është vënë kundër.
“Kur isha 17 vjeç lexova një thënie qe thoshte: Nëse do
jetosh çdo ditë sikur të ishte e fundit, një-ditë do të kesh të drejtë”.
Kjo shprehje si duket la ndikim të madh tek ai, pasi Steve Jobs kishte fituar
shprehi ta zbatonte çdo mëngjes pranë pasqyrës, “nëse sot do të ishte dita ime
e fundit, a do të bëja atë që kisha planifikuar të bëj sot”? E sa herë që
përgjigja ishte jo, diçka duhej ndryshuar.
Disa nga vendimet më të mëdha të jetës së tij ai i mori duke u kujtuar çdo herë qe vdekja mund të jetë një hap larg, dhe më nuk ke çfarë të humbasësh atëherë e gjithë frika e dështimit venitet pranë fytyrës së vdekjes dhe pastaj mbetët vetëm çka është me të vërtetë e rëndësishme.
“Para një viti u diagnostikova me kancer. Kisha një skanim në 7:30 të mëngjesit, që qartë tregonte tumorin në pankreasin tim. Unë nuk e dija as çfarë ishte pankreasi. Mjekët më informuan se ishte një lloj kanceri i pashëruar dhe të mos prisja më shumë se tre deri ne gjashtë muaj jetë. Një ndër ta më këshilloi të shkoja në shtëpi dhe të rehatoja punët e pakryera, që është gjuhë e mjekëve për: shumë shpejtë do të vdesësh. Do të thotë t’ju tregosh fëmijëve të tu çdo gjë që e kishe menduar për t’ju thënë në vitet e ardhshme, për vetëm disa muaj. Do të thotë të bëhesh gati të thuash lamtumirat. Më vonë atë ditë kisha një biopsi, ku mjekët morën dhe shikuan qelizat e kancerit me një mikroskop dhe doli se ishte një lloj kanceri pankreatik shumë i rrallë por i shëruar me ndërhyrje kirurgjike. Unë bëra operacionin dhe tani jam mirë. Ky ishte momenti im më i afërt me vdekjen deri tani dhe shpresoj të mbetet kështu për një kohë të gjatë “.
Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe prapë së prapë, vdekja është destinacioni që ne të gjithë ndajmë së bashku. Askush nuk i ka ikur asaj. Koha jote është e limituar, prandaj mos e harxho atë dukë jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kap në grackë nga dogmat, dhe mos lejo zhurmat e tjerëve të nxjerrin zërin tuaj të brendshëm. Ke guxim të ndjekësh zemrën dhe intuitën tuaj. Këto dyja vetëm kanë zbuluar se çfarë ju dëshironi të jeni. Të tjerat janë të gjitha sekondare.
Fjalimin e përmbylli me fjalët “Qëndroni të pamend, qëndroni të uritur”, duke ju drejtuar kështu studentëve të sapodiplomuar./KultPlus.com