Abdulah Sidran: Nëse jeta e përbashkët e popujve të ndryshëm në një Bosnje Hercegovinë është e pamundur, atëherë është i pakuptimtë planeti Tokë

24 Mars, 2024 - 4:15 pm

Intervistë e realizuar nga Milena Selimi me shkrimtarin boshnjak tashmë të ndjerë, Abdulah Sidran, përcjellë KultPlus:

Unë e kam thënë këtë thjesht, nëse jeta e përbashkët e popujve të ndryshëm në një Bosnje Hercegovinë është e pamundur, atëhere është i pakuptimtë planeti Tokë, sepse kjo do të thoshte që jeta vetë është e pamundur. Këtë kam thënë. Nuk kam pse të shpjegohem.

Nata është e mirë, por jo e tëra. Punoj nga ora katër e mëngjesit, sepse pjesa e mbetur natës dhe agimi janë koha e ëngjëjve. Sipas besimeve atëhere mendohet që largohen shpirtrat e këqij. Çdo lloj pune ka kushtet e  veta, por, veçanërisht e shkruara, kërkon qetësinë dhe vetminë.Gjithçka që shkruaj e paraprin një përgatitje e gjatë dhe tëgjitha shënimet e mbajtura çojnë tek cilësia. Kjo merr njëkohë shumë më të gjatë, sesa rezultati i vetë veprës sëmbaruar. Këtu dallon vetëm poezia, sepse poetin nuk ështëvetëm, atë e ndihmojnë disa forca të padukshme. Prandaj e shikoj shumë të rëndësishme punën paraprake, për çdo punë serioze nëse do ta ndaja do ti jepja treçerekun punës përgatitore dhe një çerek ekzekutimit.

Keni thënë se Poezia është një nga faktet se Perëndia ekziston. Përse?

Kam lindur, jam rritur dhe edukuar me ateizmin dhe rruga ime tek besimi ka qenë mjaft e vështirë, bile nuk e di nëse e kam kaluar atë rrugë. Akoma brenda vetes nuk e di tëvërtetëtn, këtu qëndron çështja. Por nëse duam të digjemi për besimin, aty është çështja, por nëse duam të besojmë, nëse jemi atëhere me siguri do të vijmë tek përgjigja: Po. Ekziston. Në planetin Tokë nga të gjitha ato që mund tëvërtetojnë ekzistencën e Zotit, më afër nga të gjitha ështëpoezia dhe muzika, e sigurtë që nuk kanë prejardhje njerëzore. Njeriu krijon, por krijimi sikur nuk është nëfuqinë e tij, por diçka që vjen prej dorës së Zotit.

Përse shkruani? Çfarë ndodh pas shkrimit?

Nganjëherë nuk e di pse shkruaj, ashtu ka ndodhur, sepse ishte gjëja që mund të bëja më mirë. Ndodhi që në shkollëdhe pastaj mu bë profesion. Sa isha mirë fizikisht jampërpjekur të jepja kontributin tim, isha i gëzuar që bëja pjesë në shoqërinë e njerëzve që kontribuonin për vazhdimin e asaj vepre të madhe siç është letërsia, por, tani nuk jam mirë me shëndet për të jetuar fizikisht këto lloj takimesh të letërsisë. Prej dy vjetësh, falë teknologjisë së re moderne, praktikoj emailin dhe internetin, njihem me miqtëe rinj të poezisë, letërsisë, komunikoj, flasim. Lidhem me miqtë dhe ata mund të lexojnë krijimet e mia nëpërmjet internetit. Jam 64 vjeç dhe përpiqem të racionalizoj gjithçka që ndodh rreth meje. Veprën time letrare e shoh me syrin kërkues, për të gjetur se çfarë mungon në tërësinë e saj. Këtu do të jetë insistimi im mbi veprën time, derisa tëjem gjallë.

Mendoni se ballkanasit nuk mund të jetojnë pa luftë?

Kushdo që e ka thënë këtë, ka thënë një idiotësi të madhe, diçka të pandershme dhe të qëllimshme ndaj cilido populli ballkanas. Ballkani është një rrafsh në të cilin këta popuj ekzistojnë prej mijëra vjetësh, këta që janë sot dhe ata para tyre, luftërat që mund të numërohen janë vetëm në një kohë50-vjeçare. Prandaj, prej shumë kohe këta popuj kanë jetuar me mirëkuptim dhe tolerancë mes tyre. Mbase nuk e dini, në kohërat më të vjetra, p.sh, në para viteve 1054, atëhere kur kisha  e vetme katolike ndahet në dy, ortodokse dhe katolike, megjithatë ndryshimi i besimit ishet aq i parëndësishëm, saqë nuk pati pasoja në jetesën e popujve. Sot duhet të hulumtohet dhe të jepet përgjigje përse feja sot është bërë kaq e rëndësishme në hapësirat tona, sepse dikur njerëzit në Bosnje kanë jetuar në mesjetë, duke praktikuar zakonet dhe besimet e ndryshme. Sot është bërë një mjet i përshtatshëm në duart e politikanëve për të realizuar qëllimet e tyre.

Ju shkruani për luftën. A mundeni ti shpëtoni kësaj strukture mendimi?

Nuk kam ikur nga Bosnja në kohën e luftës. Kam shkruar më shumë në kohën e luftës, sesa në paqe. Në fillim isha i shokuar, pastaj eksplodoi tek unë krijimtaria. Kam shkruar shumë poezi, kurse para luftës kam menduar se nuk do tëshkruaja kurrë më poezi. Kujtoja se në këtë gjini të shkrimit kisha kapur majën dhe nuk do të më duhej më asgjë tjetër për të shtuar, ndërsa erdhi tragjedia ku ndodhi shoku, eksplodimi artistik në poezi. Dhe kjo ndodhi jo vetëm me mua, por edhe me shumë poetë të Sarajevës dhe të Bosnjes. 

Venecia….metafora?

Jo, jo nuk është metaforë. Metafora e Venecias i referohet civilizimit evropiano-perëndimor, i cili sipas mendimit dhe ndjesisë sonë, në vitin 1993 ishte pasiv në mënyrë tëpafalshme. Ajo që ndodhi në Dejton në ’95 mund të kishte ndodhur në shtator të vitit 1992, nëse opinioni ndërkombëtar do të kishte arritur marrëveshje për zgjidhjen e të gjithë atyre mosmarrëveshjeve të vogla. Prandaj edhe vjersha “Pse, jo Venecia”, është në njëfarë mënyre profeci. 

Ku ndihesh më mirë në poezi, prozë, dramë, film?

Ha ha ha. Në shah, besoj. Mendohet se krijimtaria ime më e mirë letrare mbetet poezia. 

Ali Izerbegoviç?

Nuk është e lehtë të interpretohet ai detaj. Ai duhet të fliste se nuk do të ketë luftë, e kundërta do të thoshte se lufta kërkohet. Nëse do të fliste se “do të ketë luftë, do të ketëluftë” atëhere të gjithë do të mendonin se po e nxisnim luftën. Por, pavarësisht kësaj ne vetë njerëzit, sa kishim forcë dhe fuqi gjetëm nga ndonjë pushkë. Më kujtohet shumë mirë, se kur kam qenë në spital i sëmurë nga zemra,Ali Izerbegoviç po vdiste në dhomën pranë dhe intelektuali i madh evropian Predrag Matejeviç, më erdhi për vizitë pa e ditur se presidenti ishte para vdekjes. I tregova se ku ndodhej Aliu dhe më kujtohet shumë mirë sesi kemi folur të tre dhe u ndamë me lot në sy dhe fjalë të ngrohta. Shumënjerëz sot ende pyesin se çfarë mund të kishte bërë më mirëIzerbegoviç. A mund të fliste ndryshe, a mund të vepronte ndryshe? Në mendimin tim, them se nuk mund të trembej popullata. Megjithatë kjo është një pjesë e historisë sonë, që duhet vlerësuar nga historianët, me kalimin e viteve.

Kusturica?

Nuk jam skenarist, por kam bërë dy filmat e parë me të.Puna ime me filmin mbaron kur mbaroj tekstin, pastaj fjalën e ka producenti. Nëse regjisori ka ide të reja, lidhur me skenarin, atëhere unë mund të jem dakord ti pranoj, ose jo. Asnjëherë nuk kam marrë pjesë në xhirime, sepse skenaristi do të rëndojë unën e artistëve, apo regjisorit nëse bëhet pjesëmarrës në procesin e filmit. Kështu kma punuar me të gjithë regjisorët. Më vjen mirë që Kusturica I ka marrë çmimet më të rëndësishme të tija me skenarët e mi. Ai është një personalitet artistik, që duhet të ndahet nga ajo zgjedhje partiake që ka bërë sot. Unë nuk kam kontakte me të që prej vitit 1992 dhe mendoj se ai ka fituar çmimet e filmave me historinë për Bosnjën dhe traditën e popullit tëtij.

Ishin shumë filma të mirë. “Të kujtohet Dolly Bell” është si një novelë, tregim i shkurtër. Nuk është rasti të flitet për krahasime këtu. “Otac” është si romani në letërsi. Nuk di se cilin kam më shumë për zemër, ose kë të quaj më të mirin.Nuk mund të krahasohet, ekziston ai ndryshim për të cilin sapo ju fola. Fillimisht ishte një poezi, pastaj kërkova tështroj një situatë, që soli edhe skenarin e filmit, por në“otac’ nuk mund të flitet për faj politik, por për cilëndo familje që pret babain të kthehet nga jashtë. Një baba qëvjen nga burgu dhe vjen me duart bosh. Sa e dhimbshme një skenë e tillë. S’kanë asgjë ç’ti japin njëri-tjetrit mes tyre, veç dashurisë dhe kjo është gjëja më e madhe.

Kush janë shkrimtarët shqiptarë që njihni?

Jam parë me Ismail Kadarenë në Babel 2007, por rrethanat nuk e sollën që të flisnim dhe të takoheshim. E vlerësoj si shkrimtar dhe do të thoja se “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” mbetet një libër kult, që nëse do të bëhej një anketëevropiane, ai është një nga më të lexuarit e tij. Nuk e kam ndjekur krijimtarinë e tij, di se ka patur edhe produksione filmash, por them se Kadare nuk është i rëndësishëm vetëm për këtë, por edhe sepse 50 vjet, vepra e tij i ka shërbyer popullit të tij, edhe pa qenë ende një shkrimtar i madh.

Messa Selimoviç?

Kam një kujtim të hidhur prej tij. Ai në librin tim të parë ka shkruar se nuk kisha talent dhe jam demoralizuar shumënga kjo fjali e tij. Por ka shkruar dy romane të njohur botërorë, si “Dervishi dhe vdekja” dhe “Pohimi”, si dhe shumë studime gjuhësore, pro dhe kundër gjuhës, pasi Selimoviç ka meritën e reformimit të gjuhës në veprat e tij. Ka edhe shumë vepra të tjera, por mbeten larg cilësisë sëkëtyre romaneve që përmenda më lart.

Më thoni diçka, a e keni njohur ju Karaxhixh?

Kemi qenë shokë, si të rinj të një gjenerate. Por kemi qenëedhe komshinj, miq, pasi ai ka qenë mjek si e dini dhe unëe kam thirrur shpesh herë të shohë ndonjë të sëmurë nëfamiljen time. Ishte korrekt atëhere. Kam shumë kujtime me të, edhe të bukura, edhe të trishtuara, por sot është e vështirë të flasësh për të. Ai ndodhet aty ku është dhe do tëmarrë atë që i takon. 

Ka qenë e vështirë të jetosh në luftë, të shkruash nëluftë, të mbijetosh?

Unë kam humbur 25 kg gjatë luftës, sepse nuk kishte ushqim. Përse është kjo e rëndësishme të thuhet? Sepse kam qenë qytetar i privilegjuar në Sarajevë. Në vendin ku kam qenë kam mundur të gjej edhe ushqim, edhe tëmbijetoj, ndërsa jo të gjithë e patën këtë fat.

Besimet fetare?

Ato marrëdhënie janë shkatërruar, kërcënuar, ndryshuar, kjo është e keqja më e madhe që Radovan dhe sërbët kanëmundur suksesshëm ta realizonin në Bosnjë-Hercegovinë. Një shtet që ekzistonte në letra de jure, si e pavarur, anëtare e Kombeve të Bashkuara, e njohur edhe nga ndërkombëtarët, nuk di nëse ata e shohin si një realitet abstrakt, apo si një realitet ekzistencial. Kjo vërteton nëfakt mosekzistencën e  saj. Në këtë kuptim, kryengritësit serbë kanë bërë punën më të tmerrshme, nëse nuk shkatërruan një shtet me të drejta të plota, shkatërruan shoqërinë tradicionale të Bosnjes dhe Hercegovinës, shoqëri e cila komunikonte pa asnjë problem mes etnitetesh. Ushtria serbe, duhet të them e çetnikëve, sepse ka shumë serbë që unë i dua, dhe që nuk kanë qenë me Karaxhixhin, (termi çetnik është një ideologji), pra këta, me forcë ushtarake kanë përzënë pas Dejtonit 150 mijë serbë tëSarajevës, duke i zhvendosur forcërisht në rajone të tjera tëBosnjes, që mbeten të boshatisura pas luftës. Delegacioni i kthyer pas Dejtonit mendoi se arritën një fitore të madhe, por nuk ishte ashtu. Me këtë vendim, Millosheviçi, përfundimisht bëri ndarjen etnike të Bosnje-Hercegovinës. Unë këtë që ndodhi e quaj një tragjedi dhe mendoj se është një humbje e madhe që serbët dhe kroatët u larguan nga Sarajeva, megjithëse 80% e tyre u larguan me urdhër tëpartisë dhe vetëm 20% nga frika e terrorit mbi ta. Bosnja mbeti, por shoqëria e saj është zhdukur. Diçka e tillë nuk ka pas ndodhur më parë. Dhe unë nuk mundem ta mendoj nëse do të rikthehet përsëri ajo shoqëri 600-vjeçare, që ekzistonte në paqe dhe tolerancë me njëri-tjetrin. Personalisht kam folur dhe jam prononcuar. Nuk jam politikan, jam një shkrimtar. 

A keni frikë nga vdekja?

Unë e kam kaluar vdekjen. Kam qenë klinikisht i vdekur dhe jam ngjallur. Një njeri në gjendjen time duhet të përgjigjet me humor….nuk kam frikë nga ajo që do të vijë.

Intervista është e realizuar në vitin 2008. / KultPlus.com

Të ngjajshme