1 Qershor, 2020 - 5:00 pm
Sot në mbarë botën shënohet Dita botërore e prindërve, datë kjo e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 17 shtator 2012.
Në një rezolutë të miratuar thuhej se 1 qershori shpallet Dita botërore në nderim të Prindërve në të gjithë botën.
Rezoluta fton shtetet anëtare të OKB-së të festojnë Ditën botërore të prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritet të gjithanshëm me shoqërinë civile, në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, për të marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj dite. /KultPlus.com