27 Maj, 2020 - 10:00 am
Sot janë bërë 1 vit që kur Mrika Nikqi, 17 vjeçare atëkohë, njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikqi, sot 1 vit në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led, shkruan KultPlus.
Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.
Ky moment ishte tejet emocionues për Mrikën, e cila sot ka vendosur ta publikojë një paragrafë nga ditari i saj në të cilin ka shkruar çdo ditë gjatë ekspeditave.
KultPlus ju sjell postimin e plotë të Mrikës:
Sot nje vit, sebashku me babin tim me shume emocione, besueshmeri e frike ngjitem majen me te larte te botes.
Sot, kam vendose me publiku nje paragraf nga ditari im, ne te cillin kam shkruar cdo dite gjate ekspeditave.
21.5.2019
“-Fjetem me lajme te kqija dhe u zgjume me lajme te njejta… i veshem doën suit-in edhe shkume me honger mengjes, ve e pallaqinka. Biseduam me Caseyn. Ai tha qe Mike po thot me shku nalt ne camp3 po na nuk po shkojme. Tendi me Ed po shkojne pas mengjesit, final push. Prakashi ishte ne south col per me dergu oksigjen… deri ne dreke qendruam jashte, ishte diell po jo edhe shume nxehte, une fillova me kcy e pstaj iu luta babit me m’mesu me kcy vals. Ne 6400m ndërsa flet te ndalet fryma e lemo tu kcy, po na vazhdum e kercyme me kengen “Ne pijetore une jam ulur”. Une dhe babi shkrihemi per ate kenge… hongrem dreke, i bonem disa foto pasi qe kishim kohe e shkume ne tende me pushu. Babi nuk osht normal na mberrdhine krejt zip-at e tendes i qele e une duhna me hi në sleeping bag😑
Young Kumar erdh edhe tha “didi dinner is ready” edhe prap i veshem doën suit edhe shkume me honger darke ku morrem lajme te mira. Data 27 eshte dritare per me summitu kshtuqe pritet qe na me u nise me 25 per c3, edhe si po duket i paskan siguru disa oksigjena.
Me 27 nuk ka me pase shume njerez pershkak se sot rreth 200 vete kan move prej c3 ne c4, e ne c4 vec jan diku 150 persona…. shume trafik e shume rrezik per frostbite edhe per vdekje, shpresojme mos me ndodh asgje e keqe, edhe shume njerez sot kan shku per c3…. ne ora 18:30 folem me radio na tregun qe team A vec kan fillu ngjitjen per summit, pse kaq heret? Per me u mundu me avoid tafikun, ne ate kohe disa njerez ishin ne balcony 😩
Prakash dai erdh ne dining tent e te gjithe fytyren sidomos te hunda e kish te djegur prej eres dhe diellit… neser po ngjitemi pak deri te fillimi i Lhotse face sa per mos me ndejt gjith diten, e tash jemi ardhe me flejt… Per nanen e Leken fort me ka marre malli”
Realizimi i ekspedites do te ishte i pamundur nese nuk do te kishin qenë @arianitnikqi @albaninataraku @leke_nikci
Faleminderit babit tim me te cilin kam kaluar kohe te mrekullueshme❤️ / KultPlus.com