10 Gusht, 2023 - 11:20 pm
Ekspertët e udhëtimeve në Travelbag kanë krijuar një listë të qyteteve në mbarë botën që ata i konsiderojnë më të bukurit për t’u eksploruar pas errësirës.
Kriteret e tyre për renditjen e qyteteve më piktoreske për t’u eksploruar gjatë natës përfshijnë numrin e hashtags në Instagram të ndarë në çdo vend, nivelin e ndriçimit gjatë natës, nivelin e zhurmës dhe sa i sigurt është çdo vend për të ecur gjatë natës.
Me shfaqjet e tij me dritë dhe rrokaqiejt ikonë, Dubai del në krye si qyteti më piktoresk në botë gjatë natës, i ndjekur nga afër nga Tokio me dritë neoni.
Duke krijuar një listë të veçantë për Evropën, Reykjavík zë vendin e parë, falë nivelit të ulët të ndriçimit gjatë natës.
Top 10 qytetet më shumëngjyrëshe gjatë natës në botë:
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Tokio, Japoni
Singapor
Muscat, Oman
Nju Jork, SHBA
Hiroshima, Japoni
Kyoto, Japoni
Sidnej Australi
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
Taipei, Tajvan
Top 10 qytetet më piktoreske në Evropë gjatë natës:
Reykjavik, Islandë
Dubrovnik, Kroaci
Helsinki, Finlandë
Vjenë, Austri
Zagreb, Kroaci
San Sebastian, Spanjë
Mynih, Gjermani
Vilnius, Lituani
Madrid, Spanjë
Lisbonë, Portugali./abcnews/KultPlus.com