21 Shkurt, 2021 - 8:54 pm
Disa dhjetëra persona, u mblodhën anë një liqeni të ngrirë në lindje të Polonisë këtë fundjavë për të ndërtuar 100 njerëz prej dëbore në kuadër të nismës për të mbledhur para për një vogëlush të sëmurë.
Organizatorët për mbledhjen e fondeve në një fshat rural të Korycin, shpresojnë që të ndihmojnë në trajtimin mjekësor për t’i shpëtuar jetën Bartek Bojarzyński, i cili ka një problem serioz në zemër.
I vogli Bartek ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që mund të realizohet vetëm në një spital në SHBA dhe mbështetësit shpresojnë që grumbullojnë mbi 150 mijë euro në mënyrë që operacioni të kryhet më 2 prill.
Nëna e djalit 21-muajsh, Marzena Bojarzynska thotë se ka ndjerë “emocione të mëdha” duke parë aq shumë njerëz që po ndërtonin njerëz prej dëbore./ KultPlus.com