100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

8 Shkurt, 2025 - 4:00 pm

Viti 2025 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit, 100-vjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila i dha për herë të parë Shqipërisë një institucion qendror bankar në vitin 1925, e që më vonë, duke ndjekur zhvillimin historik të vendit, do të shndërrohej në një bankë qendrore moderne pas viteve ‘90.

Gjatë hapësirës kohore të ekzistencës së saj, historia e institucionit të Bankës Qendrore në Shqipëri si pjesë e sistemit bankar shqiptar, është orientuar pothuajse paralelisht me historinë e kombit shqiptar.

Për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, Banka e Shqipërisë do të organizojë një sërë aktivitetesh: konferenca historike dhe shkencore, dokumentarë, konkurse dhe quiz-e, faqe historike dhe ture virtuale, ekspozita, publikimi i një botimi të veçantë, emetimi i një monedhë numizmatike e shumë të tjera.

Në një njoftim të saj në rrjetet sociale, Banka e Shqipërisë prezanton logon në 100-vjetorin e krijimit të saj.

“Po e fillojmë sot duke zbuluar logon e veçantë dedikuar njëqindvjetorit të institucionit tonë. Për vijuar në ditët në vijim, me eventet dhe aktivitetet e tjera”, shkroi Banka e Shqipërisë në rrjetet socila, teksa publikoi logon e re./ KultPlus.com

Të ngjajshme