4 Qershor, 2020 - 2:32 pm
Më 4 qershor të vitit 1919, Kongresi amerikan aprovoi Amendamentin e 19-të të Kushtetutës së SHBA-ve, i cili garantoi të drejtën e votës për gratë, dhe u dërgua në të gjitha shtetet federale amerikane për ratifikim, shkruan KultPlus.
Arkivat kombëtare në Uashington ruajnë disa nga dokumentet më të rëndësishme në historinë amerikane, e në mesin e tyre edhe amendamentin e 19-të që u miratua në Kongres para afër një shekulli.
Amendamenti i 19-të u ndaloi shteteve dhe qeverisë federale t’iu mohojnë qytetarëve amerikanë të drejtën e votës në baza gjinore.
Një ndër figurat kryesore që ndihmuan këtë çështje, është edhe aktivistja Ida Wells Barnet. Gratë gjithmonë i kanë shërbyer demokracisë, si në rastin e Jeanette Rankin nga Montana që fitoi një vend në Kongres në vitin 1916, para se të miratohej amendamenti. Ajo nuk ishte e vetme.
Shumë gra shërbyen në Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.
E drejta për të votuar, është themeli i demokracisë dhe është fituar me punën e palodhshme të aktivisteve për gjenerata të tëra.
Nga e kaluara e deri tash, kontributi i gruas në demokraci vazhdon të jetë vlerë në traditën amerikane. / KultPlus.com