1 Shkurt, 2023 - 10:37 am
Kabineti Qeveritar sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku si rend dite ka qenë edhe pjesa e paraqitjes së vlerës së re të koeficientit të pagave, shkruan KultPlus.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.
Duke e llogaritur me vlerën e mësuar që pritet të jetë 103 euro, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.
Raportimet mbi këtë temë ishin nga më të ndryshmet, derisa pritet që të ketë reagime edhe nga Sindikata e Arsimit mbi këtë çështje. /KultPlus.com