11 Shkurt, 2023 - 5:03 pm
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përcaktuan 11 shkurtin, si datën e njohjes së rolit të rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë.
“Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca ka nevojë për gratë. Njerëzimi nuk mund të injorojë gjysmën e gjenisë së tij krijuese-gratë” – Irina Bokova
Sipas Kalendarit Kombëtar të Promocionit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 11 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në shtator të vitit 2015, në përputhje me Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e Qëndrueshmëri.
Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Më 22 dhjetor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një Ditë Ndërkombëtare vjetore, 11 Shkurtin, për të njohur rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (që shkurtimisht shkruhet me inicialet STEM science, technology, engineering and mathematics). /KultPlus.com