20 Korrik, 2021 - 5:15 pm
Miliarderi Jeff Bezos kreu me sukses fluturimin e tij në hapësirë të martën, duke u bërë i dyti sipërmarrës privat, pas Sir Richard Branson, që realizon një mision të tillë.
Bashkë me të, në anijen “New Shepard”, ishte edhe vëllai i tij Mark, 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen, transmeton KultPlus.
Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentin kur anija u nis nga baza Van Horn në Teksas e deri në zbritjen në Tokë në perëndim të Teksasit në mes të shkretëtirës. Pasi kapsula preku Tokën, Bezos tha: “Astronauti Bezos, dita më e bukur e jetës!”.
Dy minuta pas fluturimit, kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimit vertikal. Udhëtarët përjetuan rreth 4 minuta pa forcën e rëndesës dhe patën mundësi të hiqnin rripat e sigurimit për të shijuar pamjen nga dritaret.
“Origjina Blu” një kombinim 18.3 metra i lartë, plotësisht autonom i raketave dhe kapsulave që është thelbësor për planet e Bezos për një treg potencialisht fitimprurës të turizmit hapësinor.
Ky ishtë fluturimi i parë pa pilot në hapësirë me një ekuipazh të përbërë nga civilë. / KultPlus.com