18 Shkurt, 2021 - 9:07 am
Si sot para 110 vjetëve do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar.
Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes.
Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari Henri Pequet që pilotoi avionin që mbante 6.500 letra.
Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta.
Letrat ishin të shënuara “Posta e Parë Ajrore, Allahabad 1911”. / KultPlus.com