10 Janar, 2024 - 11:52 pm
Mehmet Shehu ishte njëri ndër personalitetet më të njohur të Shqipërisë socialiste.
Në mesin e shumë personaliteteve komuniste shqiptare, që nga Ali Kelmendi e deri te rënia e regjimit komunist të Shqipërisë në vitin 1991, figura e Mehmet Shehut në vazhdimësi ka qenë në vendin e dytë, ashtu sikur ishte Enveri në vendin e parë, qysh prej formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1941.
Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq (në vetvrasje) më 18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë. Ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932.
Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937.
Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur “Garibaldi” në nder të heroit të bashkimit të Italisë. Brigada ishte i përbëre nga vullnetarë të shumë vendeve të botës. Mehmet Sheu komandonte batalionin e IV të saj.
Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqendrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht]] 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës. / KultPlus.com