9 Shkurt, 2021 - 10:55 pm
Njeriu më i moshuar i Evropës, murgesha franceze Lucile Randon, i mbijetoi COVID-19-s dhe do të festojë 117 vjetorin e lindjes këtë javë, thonë personat që kujdesen për të.
Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur iu bashkua urdhrit të bamirësisë katolike në vitin 1944, rezultoi pozitive për koronavirus në Tulon të Francës jugore, më 16 janar.
Ajo ishte e izoluar nga njerëzit e tjerë në shtëpinë e pensionistëve ku banon, por nuk shfaqi asnjë simptomë.
E pyetur nëse ishte e frikësuar që u diagnostikua me COVID, Motra Andre i tha televizionit BFM të Francës: “Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja … Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.
David Tavella, zëdhënës i shtëpisë së pensionit Sainte Catherine Labouré, tha se ajo ishte mirë me shëndet.
“Ne e konsiderojmë atë të shëruar. Ajo është shumë e qetë dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e 117 të enjten,” tha ai.
Ai tha se Motra Andre, e cila është e verbër, por në humor të mirë, do ta festojë ditëlindjen me një grup më të vogël banorësh se zakonisht për shkak të rrezikut të infeksionit nga koronavirusi.
“Ajo ishte shumë me fat,” shtoi ai.
Motra Andre, e cila lindi në 11 shkurt 1904, është njeriu i dytë më i moshuar në botë sipas listës botërore (GRG). Vendin e parë e zë japonezja Kane Tanaka, e cila mbushi 118 vjeç në 2 janar.
20 njerëzit më të vjetër në botë në këtë listë janë të gjitha gra./voa/ KultPlus.com