3 Nëntor, 2023 - 3:00 pm
Një djalë 5 vjeç nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave italiane, pasi ka lexuar 125 libra brenda një viti.
Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, ndaj është e këndshme të zbulosh se një 5-vjeçar është në kryetitujt e lajmeve për këtë fakt, shkruan La Stampa në një artikull.
Bëhet fjalë për Mattia Mehdihoxhën, që jeton në provincën e pratos, në qytetin e vogël toskan. Librat i ka huazuar nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos. Për La Stampan, ai ka treguar pasionin për tregimet dhe leximin.
Ai shkonte në bibliotekë një herë në tre ditë ose edhe më shpesh. Ndaj, biblioteka vendosi t’i jepte atij çmimin e lexuesit të vitit./ KultPlus.com