6 Dhjetor, 2023 - 9:21 am
Sot shënon fillimi i ngjarjes së shumëpritur, Java e Gjashtë Ndërkomëtare e Mësimdhënies, organizuar nga #UNI-Universum International College powered by Arizona State University. Ngjarja do te zgjas nga data 4 deri më 8 dhjetor, ku marrin pjesë profesorë të njohur nga universitetet partnere nga vende si Belgjika, Portugalia, Rumania, Lituania, Polonia dhe Bullgaria.
Profesorët pjesëmarrës vijnë nga institucione të njohura si Universiteti Mykolas Romeris (Lituani), Thomas More (Beligjikë), Universiteti Powislanska (Poloni), Instituto Politécnico de Santarém (Portugali), dhe Universiteti i Veliko Turnovo (Bullgari). Lista e plotë e ligjëratave dhe punëtorive të zhvilluara nga këta profesorë ndërkombëtarë mund të gjindet në orarin e ngjarjes.
Kjo nismë rithekson përkushtimin e UNI-t për ndërkombëtarizimin, duke e pozicionuar atë si institucioni lider në rajon për nxitjen e një mjedisi akademik të globalizuar. Ndërsa dita e parë po shpaloset, studentët dhe profesorë presin me padurim pasurinë e njohurive dhe shkëmbimit kulturor që premton të japë Java Ndërkomëtare e Mësimdhënies.
Në kuadër të Javës së Gjashtë Ndërkombëtare të organizuar nga Uni-Universum International College powered by Arizona State University u mbajt edhe Konferenca Shkencore mbi çështjet Politike, Sociale, Ekonomike dhe Shëndetsore.
Gjatë konferencës u prezantuan shumë punime nga studiues ndërkombëtar dhe vendor nga fusha e ekonomisë, shkencave politike, atyre juridike si dhe shkencave kompjuterike. Diskutimet dhe shkëmbimet e njohurive gjatë kësaj konference kultivuan një mjedis të pasur shkencor dhe inkurajuan bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Pjesëmarrja e gjerë dhe diversiteti i temave bënë të mundur një platformë stimuluese për reflektim dhe zhvillim të ideve.
Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.
#UNI është institucioni no#1 në rajon për ndërkombëtarizim.