130 vjet nga vdekja e shkrimtarit skocez, Robert Stevenson

3 Dhjetor, 2024 - 10:19 am

Robert Louis Balfour Stevenson ishte shkrimtar, novelist, poet, skenarist skocez që ka shkruar mjaft vepra, që u bënë të njohura.

Po ashtu veprat e tij ishin shumë të lexuara në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë e Francë kurse shumë prej tyre u përkthyen në gjuhë të ndryshme.

Sot, KultPlus sjell disa nga thëniet e tij të famshme:

“Nuk kërkoj as pasuri, as shpresë, as dashuri, as ndonjë mik që të më kuptojë. Gjithë çfarë kërkoj është qielli sipër meje dhe një rrugë nën këmbët e mia.”

“Tundimi për të bërë atë që është e ndaluar, thjesht pse është e ndaluar, përbën një ndër tundimet më të mëdha që mund të ekzistojnë.”

“Frikën mbaje vetëm për vete, por guximin ndaje me të tjerët.”

“Nuk ka vende të huaja. I huaj është vetëm udhëtari.”

“Nuk ekziston gjë tjetër përveç dashurisë së Zotit: ecim mbi të, e thithim si frymë, jetojmë dhe vdesim brenda saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme