26 Mars, 2021 - 9:06 am
Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari si sot para 14 viteve dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.
Këtë plan e kundërshtuan fuqishëm serbët, por SHBA-ja e përkrahte dhe ishin të pajtimit që Kosova të shpallej e pavarur.
Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.
Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. / KultPlus.com