27 Qershor, 2024 - 12:58 pm
Harriet Marineau u lind më 12 qershor, 1802 dhe vdiq më 27 qershor 1876. Ishte tregimtare, eseiste, gazetare dhe shkrimtare e ekonomisë e historisë, ajo bënte pjesën në kastën e shquar intelektuale të asaj kohe në Angli. Puna e parë e Martineau që bëri bujë në publik ishte seria me tregime në fushën e ‘ekonomisë klasike’, veçanërisht idetë e Thomas Robert Malthus dhe David Ricardos.
Një udhëtim në Lindjen e Mesme do ta shtynte Martineaun të studionte zhvillimin e religjionit. Ajo u bë tejet skeptike në besimet e saj për religjionin duke përfshirë këtu edhe pjesën e saj që i takonte një ateisteje.
Martineau e humbi dëgjimin në moshë shumë të re dhe me vonë pati probleme me zemër dhe sëmundje tjera.
Thëniet e saj më të njohura:
“Më mirë të jetosh më të mirën sot, të mendosh më të mirën sot, dhe të veprosh më të mirën sot, e sotmja është sigurt përgatitja më e mirë për nesër dhe për të gjitha të nesërmet e tjera që na ndjekin”
“Lexuesit janë të shumtë, mendimtarët janë të rrallë”
“Dhimbja është thjeshtë një maskim i bekimeve që përndryshe janë të paarritshme”
“Kanë qenë disa gjëra në jetën time që kanë pasur ndikim në mendjen time më shumë së sa posedimi i një pjese toke”/KultPlus.com