29 Qershor, 2020 - 3:26 pm
Një 15-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar ka shpikur një orë të quajtur Vybpro. Sipas adoleshentit Max Melia, ora mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin fytyrën në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj Covid-19.
“Duke e parë këtë pandemi ndërsa shpaloset në media, ishte i qartë dhe shkatërrues efekti që ka pasur në jetët e njerëzve në të gjithë botën. Megjithatë, vetëm kur të dy prindërit e mi u infektuan, e kuptova se me çfarë po përballeshin” shprehet adoleshenti.
Ora punon me njohjen e gjesteve që janë të lidhura me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Falë teknologjisë me të cilën është ndërtuar, ajo dridhet sa herë që personi e çon duart drejt fytyrës, për të evituar kështu infektimi nga koronavirus. / KultPlus.com