11 Shtator, 2021 - 1:58 pm
Një nxënëse e cila ka dashur të bëjë vetëvrasje për shkak të bullizmit, shkoi në mbrëmje të maturës me një përcjellje prej gati 300 motoçiklistësh për t’iu treguar atyre që e kanë ngacmuar se nuk mund ta lëndojnë më, transmeton KultPlus.
Felicity Warburton, 15 vjeçe, u ngacmua shumë nga shoqëria që në moshën shtatëvjeçare dhe ishte tmerruar për mbrëmjen e saj.
Nëna e saj, Kathryn Warburton, kishte bërë një apel në Facebook muajin e kaluar duke kërkuar nga grupi i motoçiklistëve të marrin pjesë në mbrëmjen e maturës për të mbështetur adoleshenten.
Felicity u mahnit kur qindra prej tyre u shfaqën për të qenë pranë saj dhe shoqes së saj Emily, në mbrëmjen e maturës, duke arritur të krijonte shumë duartrokitje nga shokët e klasës dhe mësuesit, transmeton tutje KultPlus.
Në apel shkruhej: Felicity mezi e ka pritur mbrëmjen e saj, pasi ajo mendon se kjo do të jetë pika ku ajo mund t’u tregojë atyre (ngacmuesve) se ata nuk mund ta dëmtojnë më. Ata e kanë ngacmuar aq shumë sa ajo ka menduar edhe për vetëvrasje vitin e kaluar, kështu që unë me të vërtetë dua që mbrëmja e saj të jetë gjithçka që ajo dëshiron dhe ka nevojë të jetë.
Pothuajse 300 njerëz nga klubi, si dhe motoçiklistë të tjerë nga e gjithë Anglia, dolën për t’i dhënë mbështetjen e tyre adoleshentes. / KultPlus.com