6 Shtator, 2024 - 9:37 am
Sot janë bërë 17 vite nga vdekja e këngëtarit më të famshëm në botën e operas, Luciano Pavarotti, shkruan KultPlus.
Luciano Pavarotti ka lindur më 12 tetor, 1935, është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.
Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, dhe vdiq po aty.
Babai i tij ishte këngëtar amator me një farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar. Në fillim Pavaroti donte të bëhej mësues dhe mësoi dy vite nxënësit në Scuola delle Magistrale. Në vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për një kohë të shkurtër me M° Ettore Campogalliani në Mantova.
Pavaroti këndoi për herë të parë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.
Debutimi në USA nuk vonoi të mbërrinte dhe kështu në shkurt të vitit 1965, në Miami (majemi) këndoi së bashku me sopranon Joan Sutherland (Xhoen Sadhërlend), në operan Lucia di Lammermoor.
Ai ka vdekur më 6 shtator 2007 në Modena të Italisë.
Një të cilën Pavaroti e ka thënë është:
“Mendoj që një jetë për muzikën është një jetë e kaluar mirë, dhe kjo është ajo që unë i jam përkushtuar”.
Disa prej veprave të tij ndër vite janë:
O sole mio (1979)
Mamma (1984)
Passione (1985)
Tutto Pavarotti (1989)
The essential Pavarotti (1990)
Ti amo – greatest love songs (1993)
Pavarotti Plus (1997)
Pavarotti greatest hits – the ultimate collection (1997)
Luciano Pavarotti – Ti adoro (2003)/KultPlus.com