24 Shkurt, 2025 - 7:00 pm
Një sukses historik për Shqipërinë! Orges Ibi, 17-vjeçari nga Korça, është bërë shqiptari i parë që fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja.
Ai arriti pikët maksimale në këtë kompeticion prestigjioz, i cili përfshin disiplina si matematika, kimia dhe kodimi, duke triumfuar mes mbi 160 konkurrentëve nga e gjithë bota.
“Ky ishte një kompeticion ndërkombëtar, dhe fakti që arrita të fitoj medaljen e artë më bën të ndihem krenar. Pata mundësinë të njihem me të rinj nga vende të ndryshme dhe të testoj aftësitë e mia”, u shpreh Orgesi pas fitores.
Babai i tij, Bashkim Ibi, shprehet i lumtur për arritjen e të birit, duke theksuar se tashmë Orgesi ka marrë ftesa për të vizituar disa prej universiteteve më të mira në New York, një mundësi e madhe për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, në Korçë, mbi 40 të rinj po aftësohen çdo ditë në programim dhe shkenca të reja, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme zhvillimit teknologjik në juglindje të vendit./euronews/ KultPlus.com