15 Gusht, 2019 - 12:38 pm
Kjo është hera e parë që një femër 17 vjeçare në botë kompleton “Seven Summits”, njëherit alpinistët e parë shqiptarë që kalojnë me sukses këtë sfidë, si babë e bijë.
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kan ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.
Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.
Ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshiren e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja.
Lajmin e bënë të ditur dyshja, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebbok/ KultPlus.com