18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve

18 Dhjetor, 2024 - 11:31 am

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të emigrantëve në mbarë botën, e caktoi këtë datë si Ditën ndërkombëtare të emigrantëve. Në këtë ditë në vitin 1990 Asambleja miratoi Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për këtë ditë.

132 vende anëtare të cilat morën pjesë në Dialogun e nivelit të lartë për emigracionin dhe zhvillimin ndërkombëtar, që u realizua nga Asambleja e Përgjithshme në 14 dhe 15 shtator të vitit 2006, konfirmuan një sërë mesash të rëndësishme.

Ata theksuan se emigracioni ndërkombëtar është një dukuri që rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet dhënë një kontribut pozitiv për zhvillimin e vendeve nga vijnë dha to që janë destinacion i emigrantëve, me kusht që kjo të mbështetet me politika të vërteta.

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë emigrantëve ka një rëndësi qenësore për përfitimet nga emigracioni ndërkombëtar.

Ata e njohën rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit për një emigracion bilateral, por edhe në rrafsh rajonal dhe global.

Në 19 shtator të vitit 2016, Asambleja e Përgjithshme miratoi një sërë detyrimesh gjatë samit të saj të parë për lëvizjet e mëdha të emigrantëve dhe refugjatëve për përmirësimin e mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve. Këto detyrime ndryshe njihen edhe si Deklarata e Nju Jorkut për emigrantët dhe refugjatët. Kjo e vërteton rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare dhe paraqet një përkushtim nga ana e vendeve anëtare për përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje. /KultPlus.com

Të ngjajshme